Fatmir Xhafaj në prag të dorëheqjes si ministër i Brendshëm!

Fatmir Xhafaj në prag të dorëheqjes si ministër i Brendshëm!

127
0
Shares

Fatmir Xhafaj pritet të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Burimet bëjnë të ditur se ky vendim është marrë prej Xhafajt që para publikimit të përgjimeve të sotme të publikuara nga PD. Denoncimi i sotëm e ka përforcuar vendimin e dorëheqjes.

Sikurse edhe ka denoncuar PD, përgjegjësitë e Fatmir Xhafaj përveçse morale, janë ligjore, sepse ka penguar arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të tij duke ndërhyrë edhe në falsifikimin e projektligjeve, të kthyer në ligje me votat vetëm të mazhorancës.

Mësohet se Fatmri  Xhafaj po mendon momentin kur duhet ta bëjë publike dorëheqjen e tij.

Burime bëjnë të ditur se dorëheqja e Famtir Xhafajt, është “peng” i presidenti francez Makron. Dorëheqja e Xhafajt mund të shtyhet për pak ditë, pikërisht për të mos ekslipsuar vizitën e Ramës dhe takimin e tij me presidentin francez.

Fatmir Xhafaj, edhe më herët përpara furtunës së denoncimeve të Partisë Demokratike për çështjen e të vëllait dhe të atij direkt ka deklaruar disa herë, se nuk e ka pasur me dëshirë postin e ministrit të Brendshëm. Ai në daljet e tija publike, nuk e ka mohuar se shtysa kryesore që të zgjidh dilemën për të pranuar karrigen e Tahirit në një periudhë të errët për Policinë e Shtetit, kanë qenë ndërkombëtarët.

Pas denoncimeve të PD-së, Fatmir Xhafaj i mohoi akuzat se mosekstradimi i të vëllait ishte pasojë e pozicionit të tij si Kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi apo si Ministër i Brendshëm. Edhe pas daljes së vendimit të gjykatës italianë se Agron Xhafaj ishte dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik heroine, sërish Fatmir Xhafaj tha se dënimi nuk kishte asnjë lidhje me postet e tij shtetërore.

Me daljen e video-përgjimit, ku Agron Xhafaj përmend të vëllanë, duket se përgjegjësia e tij morale rëndohet dhe qëndrimi i tij në detyrë, bëhet i pamundur. Përgjegjësitë morale për të vëllanë e Xhafajt i konfirmoi edhe Partia Socialiste. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Taulant Balla përmendi mes rreshtave qëndrimin e PS se implikimi i ministrit në këtë aferë është moral, ndërsa i vëllait të tij, është penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY