Kapen paketat misterioze ne burgun e Fierit

Kapen paketat misterioze ne burgun e Fierit

94
0
Shares

Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa ështëkapur teksa po tentohej të futej në Institucionin e Vuajtjes sëVendimeve Penale në Fier.

Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për tu futur ne burg në rruge postare.

Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit,  Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë“, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara,  lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY