Ku dallojnë deklaratat e politikës në Tiranë për arrestin shtëpiak të Saimir...

Ku dallojnë deklaratat e politikës në Tiranë për arrestin shtëpiak të Saimir Tahirit

107
0
Shares

Reagimet e zyrtarë të politikës dhe diplomacisë në Tiranë kanë pasur sot një kolor të theksuar në lidhje me vendimin e gjykatës së Krimeve të rënda për arrest shtëpiak të Saimir Tahirit. Më të pakënaqurit kanë qenë zyrtarët e opozitës të cilët e kanë përcaktuar arrestin shtëpiak për Tahirin si një lojë mes Ramës dhe Tahirit dhe pjesë e skenarit të Kryeministrit për të rujatur ish-ministrin e tij, për shkak se dënimi i Tahirit është në fakt edhe dënimi i Ramës.

Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës. Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë’, komenton Lulzim Basha, kreu i PD-së..

Ndërsa kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi thotë se gjithcka bëjënm tani socialistët është lehtësisht e parashikueshme.

“E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm! Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri”, komenton Kryemadhi.

Ndërsa ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shkruans e arresti shtëpiak ishte marrëveshje. “Ne perputhje me marreveshjen e kryekumbar Rames me Saimir Trafikun, sot kryegjykates Rama e “denoi” Sajen me qendrim ne shtepine e tij po jo te miqve”, ironizon Berisha.

Kreyministri Edi Rama ka lënë të kuptojë me komentin e tij se arresti shtëpiak për Tahirin nuk është pjesë e presionit të huaj, diplomatik apo politik por vendim i pavarur i drejtësisë. Duket qartë se vendimi në mos qoftë ndikimi direkt i Ramës kënaq nevojat e tij për të pasur Tahirin nën guackën e prokurorisë dhe ndërkohë edhe të padënuar. Arresti shtëpiak duket sikur është bërë pëikrisht për këto situata.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, komenton Rama.

Ndërkaq ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur sonte vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur arrest shtëpiak për ish-ministrin  e Brendshëm, Saimir Tahiri, por në komentin e saj përmend akuza për korrupsion për Tahirin ndërkohë që ai akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. Qëndrimi i ambasadës amerikane për Tahirin ngjan të jetë më i qetë se në shumë raste të tjera kur ka qenë e nevojshme komenti i saj për të inkurajura gjykatat apo policinë për vendime të drejta dhe të ashpra.

‘Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata’, komenton ambsada ndërkohë që rendit edhe një numër aksionesh të tjera të policisë dhe prokurorisë. “Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar. Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”, thuhet në komentin  e ambasadës.

Në fakt Departamenti i Shtetit (DASH) është më i ashpër dhe drastik në lidhje me rastet e dyshuara për krim dhe korrupsion në Shqipëri se sa ambasada amerikanë në Tiranë. DASH kohët e fundit i ka ndaluar futjen në SHBA ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi përmes vendimesh të bëra publike në dallim me raste të tjera ku ndalimi i hyrjes në SHBA ndodh por nuk bëhet publik.

Në kohën kur u morën vendimet për Llallën dhe Doshin ndaj tyre nuk ka pasë akuza për korrupsion të ngritura nga institucionet shqiptare.

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm ka filluar ndjekja penale prej kohësh dhe deri tani nuk kemi dëgjuar që ambasada në Tiranë të inkurajojë një qëndrim më të ashpër ndaj Tahirit qoftë edhe konvencional sic është ndalimi i hyrjes në SHBA. Ministri i Brendshëm në Shqipëri konsiderohet si numri 2 i qeverisë dhe renditet po aty për nga rëndësia dhe bartja e pushtetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY