Fotot/Kush ishte vajza që vajtonte në varreza

Fotot/Kush ishte vajza që vajtonte në varreza

442
0
Shares

Identifikohet vajza e re që për 5 netë alarmoi një qytet të tërë në Turqi me të qarat e saj në varreza është gjetur. Sipas “HaberTurk”, e reja që vajtonte dhe fliste tek varri i një gruaje që kishte humbur jetën dekada më parë, është gjetur në shtëpinë e saj afër varrezave pas ndjekjes së gjurmëve të saj në kamerat e sigurisë.

Adoleshentja, identiteti i saktë i të cilës nuk bëhet i ditur, raportohet se vuante nga probleme mendore. Ajo është dërguar në spital për mjekim para se të dërgohej në drejtorinë e policisë, nga ku iu është dorëzuar sërish të afërmve.

Sipas medias turke, për herë të parë e reja është parë në varrezat e Çorumit, në Turqi, natën e 26 Prillit, për të vazhduar më pas edhe 4 netë të tjera. Punonjësit e varrezave thanë se e reja ka shkuar tek varri i Fatma Ç., e cila ka humbur jetën në vitin 1982. Sipas tyre ajo dëgjohej tek fliste me vete dhe qante.

Lëvizjet e saj dhe të shumë personave kureshtarë që janë afruar natën tek varrezat për të parë kush ishte ajo, kanë vënë në alarm edhe forcat e policisë, të cilët megjithëse vendosën kamera, nuk kanë arritur ta identifikojnë për më shumë se dy javë.

Ngjarja, e cila çoi në mbledhjen e rreth 300 personave pranë varrezave në fillim të këtij muaji, ka ngjallur interes të madh edhe në mediat ndërkombëtare, citon Klan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY