AMA shqetësohet:  Pse ende ka probleme me lirinë e medias dhe integritetin...

AMA shqetësohet:  Pse ende ka probleme me lirinë e medias dhe integritetin e saj

104
0
Shares

Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive ishin në fokus së tryezës së thirrur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë. Në tryezën  ku morën pjesë deputetë dhe përfaqësues të medias, gazetarë, pronarë mediash, profesorë të gazetarisë,  përfaqësues të shoqatave me ndikim  në rregullimin e kushteve të punës së gazetarëve u ngrit shqetësimi për trajtimin e burimeve njerëzore në media;  kushtet e punës së gazetarëve, format e rekrutimit në punë dhe e largimit prej punës; mosshlyerja në kohë e pagesave nga punëdhënësi, organizimi i gazetarëve ose mosorganizimi në shoqata apo sindikata.

Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në fjalën e saj  e cilësoi situatën alarmante duke kërkuar më tepër mekanizma kontrolli si dhe garantoi  së Komisioni do të ndihmojë në përmirësimin e punës së gazetarëve në vend, duke siguruar solidaritet me gazetarët, si rojtarët e shtetit të së drejtës. Nga ana e saj Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, shtroi nevojën për rishikimin e ligjeve aktuale me synim rregullimin e profesionit të gazetarit.

Ekonomi theksoi mungesën e organizmeve sindikale nga ana e gazetarëve: “Modeli i ri i mediave nuk të jep hapësirë për pavarësi editoriale dhe për këtë duhet të ndryshohen ligjet që kanë lidhje direkt me punën e gazetarëve, në të njëjtëm kohë duke forcuar rolin edhe rolin e Inspektoriatit të Punës.”

Përfaqësueset e dy forcave politike ishin të mendimit se palët duhet t’i kapërcejne axhendat politike dhe të kenë vullnet për të siguruar shtyp të lirë.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala,  në fjalën e tij, theksoi se është e rëndësishme për lirinë dhe integritetin e medias standardi i burimeve njerëzore në median audiovizive.

”AMA do të bëjë çështë e mundur nga ana ligjore, në bashkëpunim me gjithë aktorët e tjerë institucional që të rregullojnë kushtet që shumë shpejt gazetari të ketë në dorë edhe kontratën tip si fillim dhe më vonë kontratën kolektive për të të siguruar një gazetar me intergritet edhe të sigurtë.”- u shpreh kryetari i AMA-s, i cili ishte i hapur per propozime nga ana e palëve të interesuara,

Claus Neukirch, kreu  i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë,   tha se:  “Puna e gazetarëve është në mënyrë të paevitueshme e ndikuar nga kushtet e punës. Ai nënvizoi se institucionet shtetërore dhe aktorët mediatike kanë për detyrë sigurimi e këtyre kushteve minimale për të pasur më pas një media më të shëndetshme, të pavarur dhe të lirë.”

Ndërkohë Musa Ulqini, anëtar i Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, kërkoi që tryeza të fokusohej tek hartimi i  kontratës tip dhe  kolektive si dhe propozoi  krijimi i një sindikate dhe të urdhërit të gazetarëve sipas modeleve tëvendeve të tjera perëndimore

Profesori i njohur i gazetarisë Mark, Marku, tha se:  “Departamenti krijon premisa për gazetarë të mirë, por, ai nuk krijon gazetarët, ata krijohen duke ushtuar profesionin në redaksi, prandaj kushtet e punës janë të rëndësishme për të krijuar gazetarë të mirë dhe për rrjedhojë media cilësore.”

Të pranishëm në panel gazetari i njohur dhe njëkohësisht zëvendëskryetari i AMA-s Z. Sami Neza, pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi, Blendi Salaj, i qëndrës Media Aktive, Armand Shkullaku i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë shprehen shqetësimin  e tyre në lidhje me mosshlyerjen  e pagave në kohë, mungesën e kontratave tip dhe kolektive, mungesën e urdhërit të gazetarit, ndërrimin e shpeshtë të stafit të redaksive pa arsy, paga minimale, mungesa e përshkrimeve të punës, oraret e zgjatura tej kushteve njerëzore në punë, si tregues të qartë se pse Shqipëria ka ende probleme me lirinë e medias dhe integritetin e saj.

Tryeza e refuzua prej gazetarit të njohur Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, i cili deklaroi se nuk e shihte emrin e tij në programin e këtij takimi.

Në përfundim  AMA  rekomandoi hartimin e disa propozime mbi kriteret minimale që duhet të përmbajë kontrata e punës e një gazetari në Shqipëri të cilat do të diskutohen me institucionet përfshirëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY