Cmenduri nga Chelsea per yllin e kombetares shqiptare… Ja sa ofrojne!

Cmenduri nga Chelsea per yllin e kombetares shqiptare… Ja sa ofrojne!

89
0
Shares

Ka kohe qe mbrojtesi shqiptar Elseid Hysaj eshte ne qender te vemendjes se klubeve te medha europiane por Chelsea duket qe eshte me i interesuar. Hysaj që ende nuk ka bërë rinovimin me Napolin është një prej futbollistëv që ka dalë nga duart e trajnerit Sarri dhe pasi e solli nga Empoli në Napoli, ai është gati ta bëjë edhe drejt Londrës ne qofte se ai do te zyrtarizohet trainer i Chelsea.

Daily Star në Angli shkruan së për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare janë gati 45 milionë euro, që ai të shkëpusë marëdhëniet me Napolin.

Një ditë më parë ndërkohë ka folur edhe agjenti i futbollistit shqiptar në një intervistë për Radio Marte: “Për shumë futbollistë të Napolit, përfshi edhe Hysaj e ardhmja do të varet shumë nga ajo e trajnerit. Sigurisht Hysaj pa Sarrin do të humbiste orientimin dhe nëse vjen një ofertë e mirë që të paguajë klauzolën mund të nisin bisedimet. Por nëse Sarri rri, jam i bindur se edhe vullneti i futbollistit është që të mbetet pjesë e projektit”, ka deklaruar menaxheri  i Hysajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY