DETAJE & EMRA/ Kryeprokurorja e Durrësit u komandua në vend të Besim...

DETAJE & EMRA/ Kryeprokurorja e Durrësit u komandua në vend të Besim Hadarmatajt, ja kush e zëvendëson

81
0
Shares
Donika Prela - Arta Marku

Sërish lëvizje në radhët e Prokurorisë. Pasi kryetarja e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela u komandua në krye të Prokurorisë për Krimet e Rënda, duke i zënë vendin Besim Hajdarmatajt, është publikuar edhe emri që do të zërë vendin e saj.

Në vendin e Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Durrësit është emëruar Anita Jella. Ajo nuk është një emër i panjohur, pasi Dritan Gina e ka cilësuar Jellën si shoqe të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.

Këto lëvizje vijnë një ditë pasi dy persona të pa armatosur dhe të maskuar me kapele i kanë rrëmbyer nga dora korrierit të Prokurorisë së Durrësit një dosje me 6 akte hetimore, përmbajtja e të cilave nuk bëhet publike nga autoritetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY