Tjetër tunel në Tiranë – Elbasan

Tjetër tunel në Tiranë – Elbasan

220
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, ku ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor, në anën e Elbasanit.

Deri tani zgjidhet janë hartuar në dy raporte të ndryshme, që kërkojnë adresimin e situatës gjeologjike të shpatit të malit që ka rrëshkiqur e që do t’i paraqiten Këshillit Teknik të Rrugëve.

Njëri prej raporteve, i cili ka dhe koston e më të shtrenjtë, rreth 6.4 milionë Dollarë parashikon ngritjen e një tuneli të shkurtër vetëm nga një kah i rrugës, për të shmangur kalimin në aksin ekzistues, ndërsa tjetri kërkon sheshimin e një pjese të malit në mënyrë që të shmangen përfundimisht rrëshqitjet.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thonë se fondet do të gjenden nga paratë e buxhetit të shtetit e se rikonstruktimi i dëmtimeve do të fillojë menjëherë pas miratimit të raportit.

Brenda disa muajve Autoriteti Rrugor do të nisë edhe ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës, aks i cili në vite ka degraduar. Banka Botërore është tërhequr nga financimi i këtij projekti, ndërsa asfaltimi dhe rishtresëzimi i rrugës do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit. Fillimisht u llogarit se kosto për këtë rrugë do të ishte 11 milionë Dollarë, ndërsa tashmë që nuk do të bëhet me standardet e bankës, shuma pritet të jetë më e vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY