Diva shqiptare sot ka ditelindjen, Ardit Gjebrea është me fat

Diva shqiptare sot ka ditelindjen, Ardit Gjebrea është me fat

139
0
Shares

Nexhmije Pagarusha sot ka ditëlindjen. Mbretëresha e vërtetë sic e quan kantautori Ardit Gjebrea në postim e tij në facebok, sot mbush 85 vjec.

Në urimin e tij Gjebrea e ka konsideruar vetëm me fat që jeton në kohën e saj:

Gëzuar ditëlindjen Çika jeme!  

Në fakt ti je Çika e të gjithëve, je Bylbyli i Kosovës, Diva e vërtetë, The real Queen!
Por ty të pëlqen thjesht #NexhmijePagarusha dhe në fakt kush të njeh shpirtin, e di se sa e mira je!
Fat që jetoj kohën tënde!”

Nexhmije Pagarusha  ka lindur Pagarushë, në 7 maj 1933. Këngëtare dhe aktore shqiptare, ajo ende konsiderohet  si mbretëresha e muzikës shqiptare.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera . Nexhmije Pagarusha ka luajt role të  suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY