DETAJE/ Misteri, pranë makinës së kosovarit, që e dogjën u gjend...

DETAJE/ Misteri, pranë makinës së kosovarit, që e dogjën u gjend nja Kuran

78
0
Shares

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë dhe plot mister që ndodhi një ditë më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave, mësohet se pasi kanë fikur zjarrin që kishte përfshirë tërësisht makinën, shërbimet zjarrfikëse së bashku me Policinë kanë gjetur në një distancë prej 3 metrash një Kuran, i cili nuk ishte i dëmtuar dhe i djegur. Libri i shenjtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për gjurmë gishtash.

Anëtarët e grupit hetimor e konsiderojnë praninë e Kuranit, si një kushtëzim që i është bërë viktimës për t’u betuar mbi librin e shenjtë për ndonjë dyshim që ata kanë pasur se viktima i kishte mashtruar apo gënjyer.

E gjithë ngjarja vijon të mbetet enigmatike ndërsa për përcaktimin e identitetit të viktimës do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me 57-vjeçarin nga Mitrovica. Vëllai i Xhafer Osmanit ka deponuar në polici se që prej të premtes në mbrëmje telefoni i dilte i fikur. TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY