TIRANE/Cifti plagoset me thike nga 3 rrugace

TIRANE/Cifti plagoset me thike nga 3 rrugace

119
0
Shares

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Tirane ndersa nje djale e nje vajze, te fejuar, kane mbetur te plagosur. Ngjarja ndodhi ne Unazen e Madhe kur tre rrugace i ngacmuan te fejuaren ndersa cifti po pinte nje kafe ne nje lokal.

Per te shmangur sherrin cifti ka lene lokalin por ne dalje te tij serish tre rrugacet e kane fyer ciftin.

Djali eshte pergjigjur por eshte goditur me thike dhe fill me pas edhe e fejuara qe nderhyri per te ndihmuar te shoqin.

Policia ka arritur te ndaloje 3 rrugacet ndersa cifti ndodhet ne spital.

Njoftimi i policise:

Informacion paraprak

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë shtetasit : H.N, Ç. Sh dhe F.P, tre autorët e plagosjes me thikë të çiftit në zonën e Unazës së Re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY