Makina godet gruan në Tiranë, gjendje kritike për jetën

Makina godet gruan në Tiranë, gjendje kritike për jetën

70
0
Shares

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 16:05, pranë Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet.

Nga ky aksident ka mbetur e plagosur 64-vjeçarja me iniciale B.Sh.

Ajo është përplasur nga drejtuesi i mjetit me iniciale V.Sh ndërsa kalonte rrugën.

E moshuara është trasnportuar për në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje jo të mirë për jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 05.05.2018, rreth orës 16:05, në rrugën e “Dibrës” mjeti me targa AA742MP me drejtues shtetasin V. Sh., ka aksidentuar këmbësoren B. Sh., rreth 64 vjeçe.

Shtetasja e aksidentuar është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushatarak, në gjendje jo të mirë për jetën.

Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendgjarje.

Po kryhen veprimet nga ana e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY