Aksidenti në Rubik, 6 nisen në spital

Aksidenti në Rubik, 6 nisen në spital

87
0
Shares

Foto ilustruese

Një aksident ndodhi sot pasdite në aksin rrugor Rubik-Rrëshen ku tre automjete raportohet të jenë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa janë plagosur gjashtë persona.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të trefishtë, por paraprakisht thuhet se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje më të rëndë dhe u transportuan me urgjencë në spitalin e Traumës.

Informacion paraprak:
Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volksëagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.

Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volksëagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel (ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY