REAGIMI/ Edi Ramës “nuk ia nxë goja” emrin e Saimir Tahirit dhe...

REAGIMI/ Edi Ramës “nuk ia nxë goja” emrin e Saimir Tahirit dhe për këtë fajin ia ka opozita

137
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike, pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri. Kryeministrit “nuk i ia nxë goja” emrin e Saimir Tahirit, ndërsa shkruan vetëm inicialet e tij ST dhe ëpr këtë fajin ia ka opozita.

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë.

Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin”, shkruan Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY