Spaho: Tahirin do e kishit bërë kurban me kohë, por po mbroni...

Spaho: Tahirin do e kishit bërë kurban me kohë, por po mbroni Ramën

57
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho thotë se PS po mbron Tahirin sepse do të mbrojë Ramën.

Spaho thotë se mandati i Tahirit u dorëzuar pas presionit të Merkelit.

“Janë të dy të lidhur, por sot ai është në pozicionin si kryetrafikant dhe simbol i Edi Ramës për shkak të prokurorisë së katanjas, i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm me Saimir Tahirin, është Tahiri dhe Edi Rama.

Del sot e thotë e lë mandatin, po mirë para një jave nuk erdhi këtu për të mbrojtur mandatin. Çfarë ndryshoi apo shkoi zotëria në Berlin dhe i thanë o do shkojë në burg Saimitr Tahiri ose nuk ka negociata. Bëjnë sikur po heqin mandatin. I bëri presion para dy javësh, pavarësisht lojrave, sot prapë i bëri presion, unë po bëj sikur po heq mandatin. I bëri presion dhe me ministrin e Brendshëm tha je kontrabandisiti më i madh”, tha Spaho.

Pas fjalës së Spahos mori fjalën Rama por në këtë moment opozita u largua.

Po të ishte për Saimir Tahiri do e kishin bërë kurban me kohë por doni të mbroni Edi Ramën. Mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën dhe veten tuaj”, u shpreh Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY