Astrit Patozi komenton largimin e Tahirit: Është ai momenti kur të ngrihet...

Astrit Patozi komenton largimin e Tahirit: Është ai momenti kur të ngrihet niveli i ujit

67
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka komentuar sot lënien e mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit duke hequr kështu dorë edhe nga imuniteti.

Tahiri thotë se largimi i tij ka trazuar shumë politikën dhe se cështja nuk është vetëm ai tashmë por të gjithë ata që kanë dicka për të dëshmuar.

Komenti i Patozit:

SHPIRTRAT QË MUND TË KETË TRAZUAR DORËZIMI I TAHIRIT

Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!
Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij.
Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.
Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë.
Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.
Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë.
Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY