Sportistët ngujohen në KOKSH, duan pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare

Sportistët ngujohen në KOKSH, duan pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare

66
0
Shares

Përjashtimi i peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare nga Komiteti Olimpik Shqiptar, për shkak të rasteve të përsëritura të dopingut, nuk është pritur aspak mirë nga 3 kampionët e njohur shqiptarë, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Në një takim të zhvilluar në zyrat e Komitetit Olimpik, kampionët e peshëngritjes i kanë drejtuesve që të kthejnë vendimin e tyre dhe ti lejojnë ata të garojnë me ekipin kombëtar të Lojërat Mesdhetare. Gjatë takimit që patën me zv/presidentin e Komitetit Olimpik, Vojo Malo sportistët kanë ngritur tonet dhe në një moment ka shkuar deri në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportitstët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të federatës së peshëngritjes.

Sportistët me trajnerët e tyre kanë vendosur që të bëjnë një grevë, duke qëndruar në ambjentet e KOKSH deri në një përgjigje pozitive për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Mesdhetare, ndërsa drejtuesit e KOKSH telefonikisht i kanë lajmëruar se vendimin do ta marrin të enjten.

Trajneri i Erkand Qerimajt dhe ekipit Kombëtar u shpreh se “është mëkat që jemi i vemti vend në botë që nuk kemi një medalje olimpike dhe sot që këta 3 kampionë janë në formë të shkëlqyer sportive dhe pretendojnë medaljet, KOKSH i mbyll derën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY