EMRI/ Lezhë, “luftë” për një tra që bllokonte rrugën, një i plagosur...

EMRI/ Lezhë, “luftë” për një tra që bllokonte rrugën, një i plagosur një tjetër i arrestuar

101
0
Shares

Një konflikt për një tra që bllokonte një rrugë, ka përfunduar  me një të plagosur dhe një të arrestuar.

Burime të Policisë së Lezhës bëjnë të ditur se dje, nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda, u bë arrestimi në flagrancë i Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 88 të Kodit Penal.

Për pasojë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, A. D., 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B. B., 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Procedimi penal i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditen e djeshme personat e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën.

Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë A. D. 44 vjeç ( vëllai i A. D. të proceduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY