TIRANE/ Cifti ende mbi vinc prej nates se djeshme

TIRANE/ Cifti ende mbi vinc prej nates se djeshme

116
0
Shares

Cifti qe u ngjit mbreme mbi vinc vijon te qendroje atje. Behet fjalë për dy ish të përndjekur që i kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin nga shtëpia, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin këtë formë ekstreme për të protestuar. Ata janë shprehur se ndërsa kunata do t’i nxjerrë nga shtëpia, policia qëndron indiferente ndaj kërkesave të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË MBRËMJEN E DJESHME
Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.
Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY