Tragjedi për familjen shqiptare 5 ditë pasi shkoi në SHBA

Tragjedi për familjen shqiptare 5 ditë pasi shkoi në SHBA

262
0
Shares

Nga Beqir Sina, Nju Jork
Një familje shqiptare është përballur me tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fëmija i tyre, 12-vjeç është përplasur për vdekje nga një kamion.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur u aksidentua rëndë dhe humbi jeten ne spital.

12-vjeçari, Elios Xhemollari, u identifikua nga kushëriri i tij në një faqe interneti GoFundMe, të cilët tani janë duke mbledhur para për shpenzimet e varrimit.

“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa lëvizte me biçikletën e tij në rrugën Lanza Ave në kantonin Garfield,” tha faqja GoFundMe, duke shprehur një hidhërim të madh edhe të qindra komentuesve në faqen e saj.

Ndërsa, policia e qyteti tha në një dekleratë se Elios Xhemollari, ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit, ndërsa, të martën, ai u godit në cep të rrugëve Lanza dhe Pleasant në orën 1:17 të mesdrekës.

Kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar nga New Jersey-it, i cili po shkonte në lindje duke kalur në rrugën Lanza Avenue dhe po bënte një kthesë në Pleasant Avenue.

Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Shoferi bashkëpunoi me hetimin dhe refuzoi kujdesin mjekësor personal. Hetimi po vazhdon, megjithse asnjë akuzë nuk është ngritur kundër shoferit deri tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY