Fier, flet babai i policit të vetëvrarë: Ja pse ishte i stresuar…

Fier, flet babai i policit të vetëvrarë: Ja pse ishte i stresuar…

246
0
Shares

Trupi i pajetë i policit Kastriot Fafaj, që vrau veten në komisariatin e Fierit, ka mbërritur në banesën e tij pasditen e sotme. Babai, Shyqyri Fafaj, thotë se i biri nuk ka shfaqur shenja se do të ndërmerrte një akt të tillë, ndërsa deklaron se ka qenë i ngarkuar vetëm me dokumentacionin për vettingun e nisur në Policinë e Shtetit.

“I kërkonin dokumente që nuk kishin lidhje me të. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë që do ndërmerrte një akt të tille. Ishte shumë njeri i pastër, por e kishin ngarkuar shume emocionalisht me këto dokumente. E kanë stresuar shumë, pasi kishte kërkesa të mëdha. Kërkonin edhe lëvizjet e mia në Greqi, sa pension merrja, dokumentet e tokës. Nuk dimë nëse ka pasur ndonjë shqetësim tjetër”, është shprehur babai i oficerit të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY