EMRI & FOTO/ Tiranë, kokainë në lokalet e natës, prangoset pronari

EMRI & FOTO/ Tiranë, kokainë në lokalet e natës, prangoset pronari

311
0
Shares

Një i ri është prangosur nga policia dhe dy të tjerë janë vënë në hetim, pasi akuzohen  për shitje droge në lokalet e natës.

Burime nga Policia e Tiranës janë shprehur se, është arrestuar Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali. Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, Peçit i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike dy të rinjtë me inicialet E. B., 24 vjeç dhe A. Ç., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të Orial Peçit, për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe për akuzën e ‘moskallzim krimi’, në ngarkim të dy të rinjve me inicialet E. B., dhe A. Ç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY