ALARMI/ Djegia në fabrikën e riciklimit, ekspertët: Perimet e zonës, të rrezikshme...

ALARMI/ Djegia në fabrikën e riciklimit, ekspertët: Perimet e zonës, të rrezikshme për konsum

78
0
Shares

Institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë menjëherë në zonën ku këtë të dielë u dogj fabrika e riciklimit të mbetjeve, pasi nga ndotja e shkaktuar nuk mund të konsumohen perimet që kultivohen në zonë.

Ky është alarmi që ngre ambientalisti Lavdosh Feruni, i cili thotë, se fermerët e zonës duhet menjëherë të ndërpresin tregtimin e perimeve, pasi konsumimi i tyre është me shumë rrezik.

Ajo që ndodhi dje sigurisht që nuk kalon pa efekte. Unë mendoj se në zonën afër, që është perimore, duhet ndërhyrë menjëherë. Shteti, sapo të pushojë efekti i zjarrit dhe tymit, duhen bërë analizt e tokës dhe ujrave me shpejtësi, dhe nëse ka dëme duhet të pezullohet shitja e tyre në qytet, duhet bërë sa më shpejt për arsye se mund të ketë efekte serioze për ata banorë dhe popullsinë që konsumon këto ushqime çdo ditë”, thotë ambientalisti Lavdosh Feruni.

Nga ana tjetër, Feruni thotë, se në zonën ku ndodhi djegia, duhet një izolim i menjëhershëm, pasi lëndët toksike të djegura mund të mbërrijnë në ujrat nëntokësorë.

Duhet një ndërhyrje e fuqishme, për arsye se hiret që janë aty janë shumë toksike me metale të rënda dhe mërkur. Këto kanë predispozicion që të kalojnë në ujrat nëntokësore dhe të krijojnë një kontamimin të gjerë deri në derdhje të detit dhe kjo nuk duhet lejuar” shprehet Feruni.

Për ekspertin e mjedisit, ngritja e fabrikave të tilla në zonat e banuara mbetet një shqetësim shumë i madh, pasi ndotja që shkaktohet nga raste të rënies së zjarreve ndikon shumë në mjedis si apsojë e helmeve që dalin në natyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY