5 persona shpetohen nga ushtria ne Malin e Tomorrit

5 persona shpetohen nga ushtria ne Malin e Tomorrit

168
0
Shares

Pesë persona të cilët ishin nisur për piknik, kanë mbetur të bllokuar për disa orë në lartësitë e Malit të Tomorit, në Berat. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet, në ngjitje, por e kanë pasur të pamundur të ecin më tej, por as nuk ktheheshin dot.

Ministria e Mbrojtjes reagoi për ngjarjen duke deklaruar se pas një telefonate për ndihmë, një helikopter i Forcave të Armatosura u nis menjëherë për t’u ardhur në ndihmë. Ka qenë pikërisht helikopteri i FA i cili ka evakuuar nga Mali i Tomorit të gjithë ekskursionistët, ku siç mësohet asnjë prej tyre nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Ata janë sjellë me helikopterin e Ushtrisë në Tiranë, ku fillimisht ndalesa ka qenë në Spitalin e Traumës ku po mbahen në kujdesin e mjekëve.

Pesë personat e bllokuar janë ekskursionistë shqiptarë, të gjithë nga Tirana, të cilët ishin nisur drejt Tomorit për të kaluar fundjavën.

Mali i Tomorit, me lartësi 2416 m, është destinacion i vizitorëve gjatë pranverës dhe verës për shkak të bukurive natyrore që ofron, por edhe një sfidë për alpinistët dhe eksploratorët e natyrës të cilët preferojnë ngjitjet përmes majave të thepisura shkëmbore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY