Dibrani kapet në Athinë, sillet në Tiranë për plagosjen që bëri 20...

Dibrani kapet në Athinë, sillet në Tiranë për plagosjen që bëri 20 vjet më parë

79
0
Shares

Një person me precedentë penale u ekstradua sot nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ku pritet të vuajë dënimin për veprën penale të plagosjes. Tani Hashim Isufi është 56 vjec por kur kreu plagosjen ishte vetëm 36. 20 vite nuk kanë mjaftuan për të mbyllur një histori që është regjistruar në zyrat shqiptare të akuzës.

HASHIM

Njoftim i policisë:

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar :

– H. I, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje” e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY