Barbara Bush mbyll sytë, Berisha shpreh dhimbje të thellë

Barbara Bush mbyll sytë, Berisha shpreh dhimbje të thellë

74
0
Shares

Humbja e bashkeshortes së ish presidentit George Bush i vjetri ka ngjllë dhimbje tek ish-Kryeministri shqiptar Berisha.

Ai ka patur raporte të mira me familjen Bush që nga vitit 1991 kur edhe u takua me Presidentin Bush. Më vonë ai kishte takime të tjera me ta kur Bush junior u zgjodh President i SHBA në vitin 2000 dhe Berisha mori pjesë në ceremoninë e betimit të tij.

Komenti i Berishës:

Barbara Bush mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, Barbara Bush, bashkeshortja e ish presidentit George H Bush, gruaja ikone e virtuteve, vlerave me te arrira te bashkeshortes, nenes, gjyshes, qytetares, zonjes se pare, humanistes, mbylli syte pergjithmone.

Barbara Bush, perveçse bashkeshortja e ish presidenitt George H Bush, do te ishte zonja e pare me popullore dhe me e dashur ne historine e SHBA per kombin anerikan dhe miqte e tij ne mbare boten. Ajo do te ishte e dyta bashkeshorte e nje presidenti te SHBA ne historine e ketij vendi, djali i te ciles, George Ë Bush do te zgjidhej president i vendit te madh.

Une me Lilin kemi patur fatin e madh qe ti mikpresim se bashku me ish presidentin Bush dy here ne Shqiperi dhe ti vizitojme ne shtepine e tyre ne Huston, dhe ndjehemi sot thellesisht te pikelluar me ndarjen e Barbara Bush nga jeta dhe ruajme me dashuri, mirenjohje dhe krenari te veçante si thesare te cmuara ne zemer miqesine e deshmuar ndaj nesh ajo dhe ish presidenti Bush.

Duke ndare dhimbjen, pikellimin e thelle me miqte tane, ish presidentin George H Bush, ish presidentin George Ë Bush dhe zonjen Laura Bush, u shprehim atyre dhe familjes tyre te madhe ngushellimet me te sinqerta dhe i lutemi Zotit se bashku me ta qe shpirti i mire i Barbara Bush te gjeje paqen e merituar! Amin!

Image may contain: 1 person, sitting and outdoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY