Tiranë, burri gjen gruan të varur në shtëpi

Tiranë, burri gjen gruan të varur në shtëpi

93
0
Shares

Një 40-vjeçare është gjetur e varur në banesë nga bashkëshorti i saj. Sipas policisë, viktima është A. B., e cila sipas hetimeve paraprake rezulton të jetë vetëvarur.

Një telefonatë ka dhënë alarmin në Sallën Operative të Policisë rreth orës 13:30. Pas kësaj, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor. Sipas Policisë, ka rezultuar se, A. B., 40 vjeçe, dyshohet se është vetëvarur në banesën së saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY