Shqipëria arreston dy trafikantë mëdhenj të kokainës Itali-Holandë

Shqipëria arreston dy trafikantë mëdhenj të kokainës Itali-Holandë

102
0
Shares

Dy persona janë arrestuar nga policia me akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Holanda në Itali. Edmir Hatija dhe Elidon Shpërdheja, të dy nga Fieri u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 persona të tjerë, 3 italianë dhe 2 shqiptarë. Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave” thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY