VIDEO/ Vetting-u në duart e kandidatit për deputet “të varur” nga Erion Veliaj
Shares
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një nga strukturat kryesore në procesin e Vettingut ka nisur punën prej disa kohësh. Deri tani ai ka kërkuar shkarkimin e të paktën 2 gjyqtarëve ndërsa për njërin ka dhënë vlerësim pozitiv. Shpesh herë është ngritur pyetja: “Cilët janë njerëzit që po bëjnë Vetingun?”
Mes anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka edhe ish-kandidatë për deputetë. Bëhet fjalë për Roland Ilian, i cili në 2009 kandidonte për subjektin G99, që drejtohej në atë kohë nga Erjon Veliaj, dhe ishte në koalicion me socialistët e Edi Ramës. Ilia renditej i dyti në qarkun e Shkodrës në listën e partisë së Veliajt.
Pasi nuk ia doli të bëhet deputet, Ilia vijoi punën si avokat dhe lektor në Universitetin e Shkodrës. Në CV-në e tij (lexo këtu) të bërë publike nuk përmendte ky fakt, por ekzidtojnë foto dhe video nga ajo kohë, ku Ilia bënte fushatë në krah të Veliajt.
KPK përbëhet nga një trupe prej 12 anëtarë dhe është institucioni që përcakton karrierën për gjyqtarët dhe prokurorët. Në të paktën dy raste, ky institucion ka ndërprerë karrierën e dy gjyqtarëve, Fatos Tushe dhe Besim Trezhnjeva, të cilët sipas KPK nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë. A ka shpëtuar ky institucion i pavarur nga ndërhyrjet politike?!!
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...