Kryesia e PD-së, votohet për propozimin e Imamit

Kryesia e PD-së, votohet për propozimin e Imamit

126
0
Shares

Kryesia e PD-së mori vendim me shumice votash qe kuvendi i 28-29 prillit te jete vetem per ndryshimet ne statut dhe jo kuvend zgjedhor.

Ish deputeti i PD Arben Imami pyeti nese kuvendi do te jete statutor apo zgjedhor. Basha i cili preferonte statusor, i hodhi në votim çështjet  qe ngriti Imami

“ Duhet vendosur ne statut rregull per mandatin e kryetarit nese humb zgjedhjet. Le te zgjidhet edhe me deklarate politike nga ana e kryetarit, por te vendoset si parim. Keshilli kombetar te kete kryetar dhe te jete organ autonom,” u shpreh Imami.

Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike. Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë. Kjo e fundit është mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë duhet të dinë se si dhe pse përdoren paratë e Partisë”, u shpreh Imami.

Në lidhje me mandatin e Kryetarit, ish ministri i mbrojtjes tha se vetë Lulzim Basha ende nuk ka një qëndrim të vetin për këtë çështje.

“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit. Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohët votëbesim më në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”, tha Arben Imami.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani prezantoi dokumentin e grupit të punës. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko tha se nuk ishte dakort 100 % me draftin.

“Eshte nje material qe e njoh vetem tani. Edhe pse isha anetar i grupi te punes. Nuk i them i mire apo i keq. Po te ishte diskutuar ne grup edhe me mua,” tha Malko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY