FOTO/ Prangoset i forti i “Myslym Shyrit”, ishte “arratisur” nga shtëpia

FOTO/ Prangoset i forti i “Myslym Shyrit”, ishte “arratisur” nga shtëpia

75
0
Shares

Policia ka ndaluar gjatë natës, Gjergj Cukalin. Arrestimi i tij është bërë pasi ka thyer masën e sigurisë së vendosur nga gjykata, atë të ‘arrestit në shtëpi’.

Gjergj Cukali mësohet se është gjetur nga policia jashtë zonës ku duhej të qëndronte. Arrestimi i tij është bërë pranë zonës së ish-ekspozitës.

Cukali është ndaluar dy vite më parë në një aksion policor, ku atij dhe disa personave të tjerë u është gjetur kokainë.

Gjergj Cukali njihet si “i forti” i rrugës së “Myslym Shyrit”, për shkak të aktivitetit të tij dhe të bandës që sipas policisë ai drejton.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D V P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

Gjergji Cukali, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Me datë 12. 04. 2018 shtetasi Gj. Cukali i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është  kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vendqëndrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuara nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim në shtetasit Gjergji Cukali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY