FOTO GALERI/ Niset Armata e Trumpit, 12 anije luftarake drejt Sirisë

FOTO GALERI/ Niset Armata e Trumpit, 12 anije luftarake drejt Sirisë

125
0
Shares

Një taks-forcë gjigante prej 12 anijesh luftarake është bërë gati të lundërojë drejt Sirisë në atë që është një prej përqendrimeve më të mëdha të forcës detare amerikane që prej pushtimit të Irakut më 2003, sikurse është mësuar sot.

Besohet se katër destrojerë të tjerë ndodhen tashmë në Mesdhe, në të cilat përfshihen anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, së bashku me nëndetëset bërthamore, Georgia dhe John Warner.

Vendosja e 12 anijeve luftarake në një mision të vetëm është një përqendrim i forcës luftarake, një prej më të mëdhave që kur gjashtë aeroplanmbajtëse mbështetën pushtimin e Irakut më 2003.

Një gjë e tillë ndodhen ndërmjet tensioneve të larta teksa Donald Trump vijon ta konsiderojë ndërmarrjen e bombardimeve ajrore në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz në një qytezë të kontrolluar nga rebelët të shtunën.

Rusia ka kërcënuar se do të rrëzojë çdo raketë që do të lëshohet ndaj forcave të regjimit të Assadit, duke përdorur sistemin e saj të fuqishëm mbrojtës S-400.

Diktatori sirian Bashar al-Assad raportohet se i ka zhvendosur asetet e tij ushtarake në bazat ruse në vend me shpresën se amerikanët dhe aleatët e tyre do të ngurrojnë të bombardojnë pranë forcave të Vladimir Putinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY