Fluks klandestinësh, sirianë e irakianë “pushtojnë” Kakavijën

Fluks klandestinësh, sirianë e irakianë “pushtojnë” Kakavijën

114
0
Shares
Foto Ilustruese

Shifër rekord e klandestinëve të vendeve të treta në pikën kufitare të Kakavijës.

42 shtetas të huaj, migrantë të paligjshëm prej të cilëve 17 irakenë dhe 25 sirianë janë ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës në afërsi të ish Postës së Mullirit, shumë pranë kufirit jeshil mes dy vendeve.

Të gjithë shtetasit e paligjshëm kanë kërkuar azil dhe janë strehuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Tiranë. Mes klandestinëve të ndaluar kishte një numër të konsiderueshme familjesh, gra e fëmijë të mitur.

Fenomeni i klandestinëve të vendeve të treta ka shënuar rritje kohët e fundit, nisur edhe nga fakti që vetë pala greke nuk bën ndalimin e tyre në kufi, duke i lejuar të depërtojnë në kufirin shqiptar pa hasur pengesa nga pala greke.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY