LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Kamëz, vdes gruaja

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Kamëz, vdes gruaja

199
0
Shares

Një grua humbi jetën sot në mesditë në Kamëz pasi u godit për vdekje nga një makinë. Aksidenti ndodhi ndërkohë që gruaja po kalonte në rrugë në shehsin Skënderbej në Kamëz.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka ndaluar autorin Rezart Koleci.

Informacion paraprak:

Me datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe.

Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY