EMRI & FOTO/ Durrës, Gjykata pezullon kryeinspektorin e IM-së, Prokuroria fillon procedimin...

EMRI & FOTO/ Durrës, Gjykata pezullon kryeinspektorin e IM-së, Prokuroria fillon procedimin penal

89
0
Shares

Prokuroria e Durrësit procedoi kryeinspektorin e IMT Durrës, Artur Çela, për të cilin dyshon se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata Durrës në datën 10. 04. 2018 vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal ndaluese dhe shtrënguese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi për të qëndruar në ambientet e IMT-së Durrës”, parashikuar nga nenet 235 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale dhe ky vendim u ekzekutua po në 10. 04. 2018.

Artur Çela është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur në organin e akuzës, ndërsa rasti për të cilin akuzohet lidhet me mos veprimin për të prishur një objekt në lagjen numër 17 në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY