Peshkatari nga Tirana vdes tragjikisht në Lezhë, po gjuante kur ndodhi e...

Peshkatari nga Tirana vdes tragjikisht në Lezhë, po gjuante kur ndodhi e papritura

201
0
Shares

Një 32-vjeçar gjeti vdekjen sot pasdite në Shënkoll të Lezhës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia gjeti se 32-vjeçari me inciale L.B, i cili banonte në Tiranë, ka qenë duke peshkuar në një kanal në Shënkoll dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.

I riu u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, por ndërroi jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY