EMRI & DETAJE/ Fjalët e fundit të nënës së dy fëmijëve që...

EMRI & DETAJE/ Fjalët e fundit të nënës së dy fëmijëve që vrau veten: Amanet fëmijët

84
0
Shares

Detaje te reja pas ngjarjes se rende, kur 29-vjeçarja nga Roskoveci i Fierit i dha fund jetes duke pire fostoksine.

Marsela Pirjani, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 8 vjeç, është gjetur në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, e shtrirë në zonën e Lungomares, ndërsa nuk ka mundur dot të mbijetojë, pavarësisht dërgimit me emergjencë në spital.

 

Kalimtarë të rastit e kanë parë të shtrirë pranë zonës së bregdetit, ndërsa të tmerruar kanë lajmëruar Policinë. Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës apo policisë, 29-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Mësohet se, 29-vjeçarja ka pirë sasi të madhe fostoksinë, ndërsa i ka lënë edhe një letër mbesës së saj në Fier me mbishkrimin: “Amanet fëmijët, unë do të vras veten”.

Pasi ka lanë shënimin në shtëpi, Marsela Pirjani është nisur drejt qytetit të Vlorës ku dhe i ka dhënë fund jetës. Mësohet se 29-vjeçarja ka pasur probleme të rënda ekonomike dhe kohët e fundit ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Burime nga Policia kanë konfirmuar se edhe disa vite më parë ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Në morgun e spitalit të Vlorës kanë mbërritur dhe familjarë të viktimës, të cilët kanë identifikuar trupin, ndërsa hetimet dhe ekspertiza pritet të përcaktojnë dhe të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes së rëndë.

Gruaja 29-vjeçare ishte e martuar dhe me dy fëmijë, por duket se gjendja e rënduar ekonomike e ka çuar drejt vetëflijimit duke pirë fostoksinë. Ndërkohë, në Policinë e Fierit mësohet se është dorëzuar edhe letra që 29-vjeçarja kishte lënë për mbesën rreth aktit të rëndë që do të kryente.

Gjithsesi, pritet që hetimet të vijojnë për këtë ngjarje dhe për të zbuluar arsyen se përse e ka kryer një akt të tillë pikërisht në qytetin e Vlorës. Mësohet se gjendja e keqe ekonomike ka ndikuar që 29-vjeçarja të preket nga depresioni, gjendje të cilën e vuante prej kohësh. Policia e Fierit pritet të marrë në pyetje bashkëshortin e saj, H. Pirjani, për të mësuar më shumë mbi ngjarjen që rezultoi fatale për 29-vjeçaren.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY