Ismet Drishti i ‘Zjarr tv’: Autori u identifikua, nuk po kapet dhe...

Ismet Drishti i ‘Zjarr tv’: Autori u identifikua, nuk po kapet dhe nuk është Balili

230
0
Shares

Gazetari Ismet Drishti, u sulmua pak ditë më parë nga 15 persona me kapuça dhe sende të forta pasi doli nga ambientet e “Zjarr TV”, në pronësi të tij. Por megjithëse autori është identifikuar, policia ende nuk e ka kapur.

“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, thotë Ismet Drishti.

4 muaj më parë zyrat e “Zjarr TV” u sulmuan sërish nga disa persona që vodhën disa pajisje, ngjarje sërish e pazbuluar nga policia.

“Në rastin e parë i kam lënë si kam vënë gishtin askujt, por nuk është zbardhur, por kjo deklaratë e policisë në rastin e dytë më bën të mendoj se këtu dikush ka dorë”, thotë Drishti.

Drishti thotë se nuk ka konflikt me asnjë person dhe nuk beson në zbardhjen e ngjarjeve.

“S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i tredh vetë, u bo hera e dytë”, shprehet gazetari.

Për dhunimin e gazetarit Ismet Drishti reagoi edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive duke e cilësuar rastin alarm për lirinë e medias në Shqipëri. Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY