Krim i rëndë në Tetovë, një i vrarë pranë zyrave të BDI-së

Krim i rëndë në Tetovë, një i vrarë pranë zyrave të BDI-së

184
0
Shares

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën të enjten në mbrëmje në Reçicë të Vogël të Tetovës në afërsi të selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin e Tetovës dhe në Klinikën universitare të Shkupit.
Policia njofton se ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri ndërkohë që është vënë në ndjekje të një makine.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalë edhe zyrtarisht me komunikatë për ngjarjen.
“Sot rreth 18:20 orë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Reçicë e Vogël. Pas daljes në vend janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Nga Spitali Klinik i Tetovës, është raportuar se tek ata janë dërguar dy persona që ishin me plagë të qëlluar me armë zjarri, njëri prej të cilavë kishte vdekur. Dy vetë u arrestuan”, thonë për Tetova Sot nga Ministria e Brendshme.

Sipas informatave policore janë arrestuar personat me iniciale B.R. nga Kumanova dhe L.B. shtetas i Shqipërisë.

Personi që mbeti i vdekur nga të shtënat është Naip Rexhepi (Bellanoca) nga Kumanova

Burime jozyrtare thonë se viktima dhe dy të plagosurit janë nga Kumanova. Në rrjetet sociale dhe nëpër disa gazeta e portale në gjuhën shqipe thuhej se pjesëmarrësit në këtë incident ishin aktivistë të BDI-së, por partia shqiptare në pushtet i hodhi poshtë këto njoftime.

BDI-ja përmes një komunikate përgënjeshtron “çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka patur përleshje apo incident.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY