Donald Lu përmend peshqit e mëdhenj në pranga dhe në det

Donald Lu përmend peshqit e mëdhenj në pranga dhe në det

88
0
Shares

Policia nuk ka të drejtë të arrestojë masivisht njerëzit në mes të natës, tha sotnte ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu në një intervistë në Tv Klan për Blendi Fevziu. Unë i kam kërkuar edhe kreut të qeverisë, edhe kreut të opozitës për vetpërmbajtje, tha ambasadori. Po ashtu protestuesit nuk kanë të drejtë të djegin dhe të gjujanë me gurë policinë.

Në lidhje me deklaratën e tij për peshqit e mëdhenj ai tha: “Shumica e peshqve të mëdhnj janë në det por do të kapen së shpejti. Disa janë kapur. Për shembull Met Kanani që është njeri shumë i rrezikshëm, është Arben Ceka me mandat arresti dhe po e kërkojmë kudo në Evropë, Klement Balili që po përpiqemi ta kapim, dyshojmë se është në Shqipëri”.

Në vijim Donald Lu tha se janë disa zyrtarë që po ndiqen ose janë kapur. “Shikoni Saimir Tahirin, besoj se jemi afër fundit të kësaj cështjeje, ky është këndvështrimi i qeverisë amerikane. Po Adriatik Llallën, krerët e bashkisë së Lezhës dhe ish kreun e bashkisë së Kavajës. Sistemi i drejtësisë është më i pastër sot se sa ishte një vit më parë”, tha ai.

Zyrtarët e lartë do të jenë subjekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut.

Nderkohe ne lidhje me hetimin per Lallen ai tha se ky hetim po mbeshtetet nga SHBA.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY