Arrestohet gruaja e te fortit te Tiranes, e mbani mend!

Arrestohet gruaja e te fortit te Tiranes, e mbani mend!

250
0
Shares
Manjola Prifti

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar ish-bashkëshorten e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, Manjola Prifti .Ajo akuzohet për ‘pjesëmarrje në organizata kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’. 43-vjeçarja ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 7 vite e 3 muaj burg.

Në vitin 2012 ajo u arrestua për probleme ligjore në Itali, por më pas u la e lirë. Ndërkohë Miri i Xhikes u ekzekutua në ambientet e kompleksit të tij “Kartodromi” në Lundër, 9 vjet më parë.

NJOFTIM I POLICISE
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases:

Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY