Ngjarje e cuditshme në autobusin e linjës Vorë-Tiranë, faturino nxjerr thikën

Ngjarje e cuditshme në autobusin e linjës Vorë-Tiranë, faturino nxjerr thikën

135
0
Shares

Një ngjarje e cuditshme ka ndodhur në autobusin e linjës Tiranë-Vorë kur fatorino ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar një pasagjer. Policia ka hetuar rastin dhe më pas ka arrestuar edhe faturinon.

Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Hazbi Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë

Pasi më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë – Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. Begu, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin Hazbi Begu e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. Begu dhe C. K.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY