Flet kryebashkiaku i Lezhës: Konkluzionet në fund, do të vazhdoj të kërkoj...

Flet kryebashkiaku i Lezhës: Konkluzionet në fund, do të vazhdoj të kërkoj pafajësi

86
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka folur pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër, për herë të parë për mediat pas arrestimit për “shpërdorim detyre” dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Frrokaj deklaroi se do vazhdojë të kërkojë drejtësi pasi nuk ka përgjegjësi në këtë çështje.

 

“Nuk do shprehem. Drejtësia do flas përsëri. Do kerkojmë në shkallë të tjera dhe do shohim. Do arrijmë atë që mendoj do jetë më e drejta”, tha Frrokaj.

I pyetur nëse mendon që është një sulm politik ndaj tij, Frrokaj tha: “Nuk do shprehem në këtë drejtim. Unë them që të mbarojmë provat dhe në fund fare do nxjerrim konkluzionet”.

“Unë them se nuk kam asnjë lloj përgjegjësie. Do vazhdoj të kërkoj pafajësi. Vendimi është një hap përpara drejt lirisë, drejt drejtësisë. Por besoj që drejtësia e plotë do plotësohet në shkallë të tjera pasi të plotësohen hetimet për të cilat unë jam që të vazhdojnë”, tha Frrokaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY