Apeli rrëzon Shkallën e Parë por kryebashkiakun e Lezhës e lë sërish...

Apeli rrëzon Shkallën e Parë por kryebashkiakun e Lezhës e lë sërish në “arrest shtëpie”

95
0
Shares

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallë së Parë Lezhë për kreun e bashkisë. Është lënë në fuqi masa e sigurisë arrest shtëpie për Frrokajn. E njëjta masë u la në fuqi edhe për nënkryetarin e bashkisë Lezhë.

Masa është arrest shtëpie pa mbikëqyrje policore.

Frrokaj kishte kërkuar masën detyrim paraqitjeje.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash nga prokuroria dhe shpërdorim detyre.

Neshat Fana, avokati i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj ka deklaruar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie” për klientin e tij.

Në një prononcim për mediat, pasi Gjykata e Apelit në Shkodër, la në fuqi masën “Arrest shtëpie” për Frrokajn, por pa mbikëqyrje policore, avokati Fana theksoi se gjykata rregulloi izolimin e paligjshëm por se priste ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.

“Gjykata me të drejtë nuk pranoi ankimin e prokurorit që kërkoi rikthimin në burg të klientit tim. Nga ana tjetër, Gjykata rregulloi këtë izolim të paligjshëm. Shfuqizoi ndalimet antikushtetuese. Megjithatë unë prisja që Gjykata të ndryshonte vendimin, të jepte një masë për detyrim paraqitje. Ne do të shkojmë drejt rekursit në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojmë atë që nuk e realizuam sot”, deklaroi avokati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY