EMRI/ Vlorë, zhduket në det prej tre netësh 32-vjeçari, doli me motor...

EMRI/ Vlorë, zhduket në det prej tre netësh 32-vjeçari, doli me motor uji

265
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 32-vjeçar zhduket ne det. Denoncimi është bërë nga familjarët e te riut, të cilët deklarojnë se ai ka dalë me motor uji në det mbrëmjen e së enjtes, e pas një komunikimi telefonik me të pas mesnate, nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Rreth orës 22:00 të së enjte Santo Imeraj ka dalë në det me një motor uji, nuk dihet se ku do shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka qenë ora 01:30 e së premtes ku 32-vjeçari ka bërë telefonatën e fundit me familjarët, shkruan Top Channel

Në këtë komunikim, 32-vjeçari u ka thënë se ka shume dallgë dhe fryn erë e fortë, e për shkak të errësirës nuk mund të dallonte as ku ndodhej.

Pasi kanë kaluar edhe mbi 48 orë nga kontakti i fundit me të, në kërkim të 32-vjeçarit është vënë edhe Policia e Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY