DETAJE/ Fier, emigranti i sapo kthyer, policia ngre dyshimet për zhdukjen: Mund...

DETAJE/ Fier, emigranti i sapo kthyer, policia ngre dyshimet për zhdukjen: Mund të jetë…

82
0
Shares

Një 54-vjeçar prej 9 ditësh ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij, dhe dyshimet e para të policisë nga dëshmitë e mbledhura deri më tani janë që si të ketë kryer vetëvrasje.

Nazmi Gjonaj është kthyer nga Greqia më 21 mars të këtij viti për të mbërritur në Lalar të Fierit ku ai jetonte. Djali i tij ka bërë kallëzim në polici se babai ka humbur kontaktet pasi i ka njoftuar se po kthehet në atdhe. Por nga dëshmitë e dy personave që policia ka marrë, dyshimet ngrihen për vetëvrasje.

Ata thonë se e kanë parë Nazmi Gjonajn në lumin pranë fshatit Daullas. 2 qytetarë kanë dashur t’i japin ndihmë por 54-vjeçari nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar.

“Është bërë kërkimi i tij nga ana e policisë në të gjithë gjatësinë e lumit me varka dhe me Palombarët e Repartit RENEA. Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim zyrtar.

Nga interesimi që familja ka bërë në agjencinë e autobusëve për udhëtimin e 54-vjecarit nga Greqia në Fier, është zbuluar se ai ka kaluar pikën kufitare me autobus në orën 15:25 të 21 marsit, dhe ka ardhur deri në Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY