EMRI/ Librazhd, grabitet banka gjatë natës, ja pse i duheshin paratë autorit

EMRI/ Librazhd, grabitet banka gjatë natës, ja pse i duheshin paratë autorit

91
0
Shares

Një bankë është grabitur gjatë natës në Librazhd.

Autori mori një sasi lekësh  duke thyer derën e bankës me një levë, por u zbulua më vonë nga Policia dhe iu gjetën edhe paratë e grabitura.

Ai quhet Nuredin Sula dhe njihet si përdorues droge.

Njoftimi i Policisë

Më datë 29. 03. 2018 rreth orës 01:20 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i një banke.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë dhe pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar  kanë bërë  identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord  të autorit të dyshuar  Nuredin Sula, 32 vjeç banues në Librazhd,  i cili kishte marrë  disa lekë të holla  që  kishin qenë mbi banak  dhe dosje.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i lartë përmendur dyshohet të jetë autor edhe  i ngjarjes së ndodhur më datë 09.03.2018 ku ka thyer me sende të forta (gurë) xhamin e derës kryesore të po këtij filiali  banke  në Librazhd.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY