EMRI/ Elbasan, arrestohet pas 9 vjet kërkimesh, i superkërkuari për shfrytëzim prostitucioni...

EMRI/ Elbasan, arrestohet pas 9 vjet kërkimesh, i superkërkuari për shfrytëzim prostitucioni në Itali

108
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare  Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar kanë bërë  kapjen dhe arrestimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar, Gjon Glina, (alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan.

Kapja e tij u bë në rrugë,  në Lagjen “Haxhias” Elbasan.

Ky person më datë 27.03.2018 është shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi, gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim  të datës 17. 07. 2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 3 dhe 4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4  i Ligjit 75/1958.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY