EMRAT & FOTO/ Fatmir Xhafaj bën dy emërime, ja kush është Drejtori...

EMRAT & FOTO/ Fatmir Xhafaj bën dy emërime, ja kush është Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i Përgjithshëm

183
0
Shares

Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Që prej Tetorit të vitit 2017,  rimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY