STATUTI i PD/ Ndryshimet, si do të zgjidhen deputetët, kryetari…

STATUTI i PD/ Ndryshimet, si do të zgjidhen deputetët, kryetari…

144
0
Shares

Degët lokale në rrethe i propozojnë kreut të PD-së, Lulzim Basha, të paraqesë më herët se 60 ditë kandidatët në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Grupi i punës, që u ngarkua nga Basha për mbledhjen e propozimeve për ndryshimet statutore në PD dhe fuqizimin e partisë, është futur në fazën e dytë të punës.

Afati final i 22 marsit, i përcaktuar në mbledhjen e kryesisë për këtë grup pune ka skaduar dhe tashmë ato po materializohen nga sekretariati për çështjet ligjore. Burime nga grupi i punës, që përbëhet nga dy nënkryetarët e PD-së, Paloka e Spaho dhe sekretarët Ristani, Bozdo e Kadilli si dhe anëtari i Kryesisë, Gent Malko, bëjnë me dije se propozimet për ndryshimet statutore në pjesën më të madhe janë përcjellë në mënyrë individuale.

Disa anëtarë të PD-së në degët në rrethe kanë kërkuar nga Basha t’i japë më shumë fuqi vendimmarrëse bazës dhe të paraqesë më herët kandidatët të zgjedhjeve vendore dhe ato parlamentare. Sipas burimeve, propozimet e ardhura nga baza në disa raste janë të skajshme për çështje të caktuara.

Kështu, një pjesë e bazës kërkon që kryetarët e degëve të zgjidhen përmes parimit, një anëtar një votë, ndërkohë që ka pasur edhe degë që kanë kërkuar që kryetarët e degëve të emërohen nga Basha, për të shmangur pakënaqësitë që prodhohen gjatë zhvillimit të proceseve zgjedhore në bazë.

Burime nga grupi i punës thanë për “Panorama” se në këto propozime është parë si parësor efektiviteti i partisë, por edhe sigurimi i demokracisë për çdo anëtar. “Përpjekja e grupit të punës është që propozimet t’i shqyrtojë me një logjikë të tillë. Qëllimi ynë i parë është efektiviteti i partisë si trupë politike. Gjithashtu, grupi po punon për ndryshime që vendimmarrja të jetë sa më demokratike.

Synimi i grupit të punës me mandatin që u caktua ishte që propozimet të përpiqemi t’i sjellim në një projekt, pasi ne nuk bëjmë projekt-statut, ne mbledhim vetëm rekomandime, të jetë i sistemuar dhe të prodhojë më shumë demokraci dhe garanci për minorancat apo individualitetet në parti”, thonë përfaqësues të grupit të punës.

DISA NGA PROPOZIMET PER NDRYSHIME NE STATUT

Kandidatët për kryetar bashkie të zgjidhen nga anëtarësia.

Kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia.

Kandidatët në zgjedhje të paraqiten 60 ditë përpara.

Kryetari i PD-së të zgjedhë kryetarët e degëve.

Sekretarët në PD të zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY